ARIFI I KËRKOI MINISTRIT KOSOVAR NDIHMË PËR PACIENTË DHE STUDENTË

Bujanoc, 04. mars 2022. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka biseduar në Prishtinë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, për problemet e pacientëve nga Bujanoci dhe Presheva që po trajtohen në institucionet shëndetësore të Kosovës, njoftohet nga Komuna.

“Temë e bisedës ishin problemet me të cilat ballafaqohen pacientët e trajtuar në entet shëndetësore të Kosovës dhe vështirësitë e studentëve që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunës, Latifi ka premtuar se “me një përkushtim të madhë do të trajtohen jo vetëm çështjet e studentëve nga Lugina e Preshevës, por kështu do të jetë edhe me pacientët, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë”.

“Arifi e ftoi ministrin Latifi që të vizitojë Luginën e Preshevës dhe shprehu shpresën që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *