fbpx

NË BUJANOC NUK KA KUFIZIME NË SHITJEN E KARBURANTEVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 04. mars 2022. Ndryshe nga disa qytete të mëdha si Novi Sadi dhe Çaçaku, mbrëmë nuk ka pasur radhë në pikat e karburantit në Bujanoc dhe qytetarët nuk janë duke blerë rezerva derivatesh.

Se nuk ka kufizime në shitjen e derivateve në pikat e shitjes në Bujanoc, u bindëm të enjten mbrëma.

Siç na thanë në një pikë karburanti në qytet, gjatë ditës nuk kishte turma, kanë karburant të çdo lloji dhe nuk ka kufizime në shitjen e karburanteve.

Çmimet e karburanteve janë të ngrira deri më 14 mars.

Benzina BMB 95 nuk mund të jetë më e shtrenjtë se 171 dinarë për litër, kurse çmimi i Eurodizelit është i kufizuar në 179 dinarë për litër.

“Gjithçka është në sasi të mjaftueshme dhe Serbia nuk ka absolutisht asnjë problem me furnizimin me derivatet e naftës. Është e qartë se dikush po përhap qëllimisht panikë”, kanë thënë jozyrtarisht nga qeveria serbe për “Blic”.




Leave a Reply

Your email address will not be published.