fbpx

SI KA VOTUAR BUJANOCI NË ZGJEDHJET 2020

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 03. mars 2022. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, lista e vetme e partive shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” ka fituar më së shumti vota në komunën e Bujanocit – 9220 (47,3 për qind). Në vendin e dytë me 6649 (34 për qind) vota ishte koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe (SNS).

Opozita i bojkotoi zgjedhjet në Serbi, kështu që përveç partive shqiptare dhe progresistëve, i vetmi rezultat që vlen të përmendet është rezultati i koalicionit SPS – Serbia e bashkuar, i cili ka marrë mbështetjen e 734 qytetarëve në Bujanoc, ose 3.7 për qind.

Progresistët e Bujanocit kanë marrë 1700 vota më pak në zgjedhjet lokale të mbajtura të njëjtën ditë, krahasuar me rezultatet e Listës Progresive për Kuvendin e Serbisë.

Pjesëmarrja në Bujanoc ishte 44.5 për qind nga 46.645 votues me të drejtë vote.

Dy vite më parë, partitë e bashkuara shqiptare arritën rezultatin më të mirë në zgjedhjet parlamentare deri më tani, duke fituar 3 mandate parlamentare me gjithsej 26500 vota.

Mirëpo, shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme garojnë me dy lista, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar disa herë.

Zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale në disa qytete dhe komuna do të mbahen më 3 prill.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) deri më tani ka shpallur 13 lista zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, në të cilat janë gjashtë kandidatë për deputetë nga komuna e Bujanocit.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published.