Bujanoc, 07. mars 2022. Në Bujanoc gjatë fundjavës janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, thuhet në njoftimin e Entit për mbrojtjen e shëndeti publik në Vranjë.
Dy të infektuar u regjistruan të shtunën dhe 4 të dielën.
Që nga fillimi i muajit mars janë shënuar 21 raste me Covid – 19.
Në 24 orët e fundit në qarkun e Pçinjës janë testuar 135 persona, me ç’rast janë regjistruar 23 raste të reja, përkatësisht 17 për qind të mostrave.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Vranjë – 11, ndërsa në Surdulicë dhe Preshevë nuk është regjistruar asnjë rast.
Në Spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar për trajtim spitalor 22 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa 13 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.