KRZ: ALTERNATIVËS I MUNGOJNË 313 NËNSHKRIME

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07. mars 2022. (Foto KRZ) – Komisioni republikan zgjedhor (RKZ) konstatoi se në listën zgjedhore të partive shqiptare Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizjes për reforma mungojnë 313 nënshkrime, andaj këtyre partive iu dha afati 48 orë të eliminojnë mangësitë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

I Urdhërohet partisë politike Alternativa për ndryshim, si parashtruese e Listës zgjedhore “ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM – ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, që brenda 48 orëve, nga publikimi i këtij konkluzioni në faqen e internetit të KRZ, të eliminojë mangësitë në Listën zgjedhore, të cilat janë pengesë për shpalljen e saj, , duke i dorëzuar Komisionit republikan zgjedhor të paktën 313 deklarata të munguara, të cilat duhet të jenë ligjërisht të vlefshme të zgjedhësve që mbështesin Listën zgjedhore”, njoftoi komisioni të dielën (6 mars).

Lideri i këshillit lokal të Alternativës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka thënë të premten për portalin tonë se listën e tyre e kanë përkrahur rreth 6 mijë qytetarë.

Që lista e pakicave kombëtare të shpallet nga KRZ, duhen 5000 nënshkrime të qytetarëve, pra deklarata të zgjedhësve që mbështesin listën përkatëse.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *