SHEFI I KABINETIT TË NAGIPIT NË LISTËN PËR DEPUTET

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07. mars 2022. Sali Salihi, shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, është njëri nga kandidatët për Deputet popullor, nga radhët e Partisë Demokratike (PD).

Salihi ka konfirmuar se do të jetë në listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, e cila përbëhet nga Partia për veprim demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, PD e Arifit dhe Lëvizja për progres demokratik (LPD) të nënkryetarit të Bujanocit , Shqiprim Musliu.

Sipas informacioneve jozyrtare, i pari në këtë listë do të jetë Shaip Kamberi, i dyti Sali Salihi, ndërsa i treti do të jetë Dr. Adnan Salihu, ish-kryetar i Kuvendit të Bujanocit, si përfaqësues i LPD-së.

– Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Bujanoc, unanimisht më është besuar që të jem në listën e kandidatëve për deputet popullor,për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 3 prill 2022. Përveç meje në listë nga radhët e Partisë Demokratike do të jenë edhe zonja Teuta Veseli dhe profesori i nderuar Ahmet Beqiri. Kemi nderin të prezantojmë PD-në dhe listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, por në të njëjtën kohë jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe detyrimet që kemi marrë”, tha Salihi.

Ai shtoi se shqiptarët përballen me shumë probleme që janë grumbulluar ndër vite dhe që duhen zgjidhur.

– Në rrethanat në të cilat gjendemi sfidat janë të vështira, por të gjithë besojmë se mund t’i kalojmë – thotë Salihi.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është duke mbledhur nënshkrime mbështetjeje nga qytetarët për listën e tij zgjedhore, ndërsa koalicioni i Alternativës dhe Lëvizja për reforma kanë paralajmëruar paraprakisht dorëzimin e listës në Komisionin republikan të zgjedhjeve (KRZ).

Bujanovaçke tashmë ka shkruar se partitë shqiptare në këto zgjedhje garojnë në dy kolona, ndryshe nga paraqitja e përbashkët në vitin 2020, për shkak të konfliktit mes dy partive më të mëdha, Alternativës dhe PVD-së, për vendin e parë në listë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *