NË BUJANOC, VETËM NJË RAST POZITIV ME COVID – 19

 

Bujanoc, 08. mars 2022. Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc është regjistruar vetëm një rast i infektimit me virusin korona, thuhet në raportin e fundit ngaEnti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Gjatë fundjavës janë raportuar 6 pacientë të rinj, ndërsa në muajin mars në Bujanoc janë regjistruar gjithsej 22 raste pozitive me Covid – 19.

Nga territori i rrethit të Pçinjës për Covid- 19 janë testuar 232 persona, prej të cilëve 33 kanë rezultuar pozitiv.

Vranja (11) dhe Vladiçin Han (10) kanë numër dyshifror të të prekurve, ndërsa me numër njëshifror të të prekurve janë Surdulica (6), Bosilegradi (3) dhe Tërgovishta (2).

Në spitalin Kovid të Vranjës janë shtruar për trajtim spitalor 18 pacientë, ndërsa 13 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit një pacient është pranuar për trajtim spitalor dhe 5 pacientë janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *