MUSTAFA: NË PRAG TË ZGJEDHJEVE, SHLYERJE MASIVE E SHQIPTARËVE NGA LISTA ZGJEDHORE

Bujanoc, 08. mars 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, ka njoftuar vëzhguesit e përhershëm të zgjedhjeve të OSBE-së se, siç tha ai, pasivizimi i adresave të vendbanimit të shqiptarëve në jug të Serbisë para zgjedhjeve, ndikon drejtpërdrejt në fshirjen e një numri të madh të zgjedhësve shqiptarë nga lista zgjedhore.

– Edhe një herë theksuam problemin e pasivizimit të vendbanimit dhe fshirjes së një numri të madh të shqiptarëve nga lista zgjedhore, veçanërisht në Medvegjë. Bëhet fjalë për intervenim të drejtpërdrejtë, jo vetëm në ndryshimin artificial të strukturës së popullsisë në këtë komunë, por edhe në regjistrin unik zgjedhor, me metoda administrative, siç karakterizohet ky veprim në raportin e Komitetit të Helsinkit – theksoi Mustafa në Facebook.

Siç tha ai, para vëzhguesve nga OSBE-ja ka theksuar se në prag të zgjedhjeve të 3 prillit, “në Luginën e Preshevës po krijohet tensionim dhe nxitje e pasigurisë”.

– Rastet si aktakuza kundër të zgjedhurve politikë, demolimi i zyrës së një partie politike shqiptare dhe arrestimet e fundit të zyrtarëve komunalë në Bujanoc, nuk mund të kuptohen ndryshe, gjë që e cila po përsëritet para çdo procesi zgjedhor – tha Mustafa.

Në vazhdim ai faleminderoi stafin e OSBE-së për punën dhe përkushtimin e tyre për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si themel i demokracisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *