Bujanoc, 10. mars 2022. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot në Bujanoc ka pasur një takim me Mbrojtësin e qytetarëve të Kosovës, Naim Qelaj, për të diskutuar për “sfidat, të drejtat dhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, njofton Komuna.
“Kryetari Arifi kërkoi nga Avokati i Popullit që në përputhje me kompetencat e tij, të ndikojë në institucionet e Republikës së Kosovës që të rregullojnë çështjen e dokumenteve personale për qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Në Bujanoc ka qenë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, me të cilin Arifi është pajtuar, siç thonë në komunë, se pjesëmarrja masive në zgjedhjet e ardhshme është mënyrë për të forcuar pozitën e shqiptarëve në parlamentin serb.