VAZHDIMI I DIALOGUT ME SHQIPTARËT, MINISTRET ARRIJNË NË BUJANOC

Bujanoc, 10. mars 2022. Mbi integrimin shqiptarëve në institucionet shtetërore të premten në Bujanoc do të bisedojnë përfaqësuesit e Qeverisë serbe dhe të Këshillit kombëtar shqiptar (KKSH).

Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe dialogut social po organizon një raund të dytë të dialogut mbi Planin 7-pikësh.

Në dialog do të marrin pjesë Gordana Çomiq, Ministrja e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe dialogut social, Ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, Ministrja e punës, punësimit, çështjeve të veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kisiq dhe kryetari i KKSH-ës, Ragmi Mustafa.

Në takim do të marrin pjesë edhe Mirsad Đerlek, Sekretar shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Aleksandar Adamoviq, u.d. Ndihmës i ministrit për ndërtim, transportit dhe infrastrukturës dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu

Në takimin e parë në nëntor të vitit të kaluar, tema e dialogut ishte arsimi.

Dialogu që pritet të mbahet në hapësirat e Fakultetit ekonomik fillon në orën 11:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *