SHPALLET LISTA ZGJEDHORE “KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS”

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 12. mars 2022. Komisioni republikan zgjedhor (KRZ) shpalli të premten listën zgjedhore “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Kjo është lista e dytë e pakicës kombëtare shqiptare që do të marrë pjesë në zgjedhje dhe përbëhet nga përfaqësues të Partisë për veprim demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, Partisë demokratike (PD) të Nagip Arifit dhe Lëvizjes për progres demokratik. (LPD) e Shqirp Musliut.

Më herët është shpallur lista e Alternativave për ndryshim, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.

Listës së kandidatëve për deputetë të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës i prin Shaip Kamberi, i dyti është Sali Salihi, shefi aktual i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, ndërsa i treti Adnan Salihi nga LPD, ish – kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Nga dhjetë kandidatët në listë, shtatë janë nga komuna e Bujanocit, dy nga Presheva dhe një nga komuna e Medvegjës.

Kjo është lista e 16-të që KRZ ka deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.

Partitë shqiptare shkojnë në zgjedhje me dy lista zgjedhore, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka shkruar disa herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *