fbpx

602 STUDENTË NDIHMOHEN NGA KOMUNA E BUJANOCIT (LISTA)

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15. mars 2022. Sipas ranglistës paraprake, 602 student nga Bujanoci do të marrin ndihmë të njëhershme nga Komuna.

Për studentët e Bujanocit do të alokohen 15 milionë dinarë, që është 50 për qind më shumë se në vitet e kaluara.

Siç u bë e ditur, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet ndërsa janë rreth tridhjetë të tillë, kanë 8 ditë kohë për të kundërshtuar.

Vitin e kaluar ndihmë nga Komuna kanë marrë 662 studentë.

Deri më tani, shumën më të lartë – 22.000 dinarë e kanë marrë studentët me mesatare 9.5 – 10., ndërsa më të vogël – 5.500 dinarë studentët e vitit të parë, nota mesatare e të cilëve nga shkolla e mesme është më e ulët se 4.5.

Pasi komisioni të përpunojë ankesat, do të publikohet lista përfundimtare e renditjes, ndërsa listën paraprake mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published.