fbpx

ARIFI NËNSHKRUAN KONTRATË: 8 MILION EURO PËR STACIONIN TRANSFERUES NË BUJANOC

Bujanoc, 15. mars 2022. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, të hënën në Nish ka nënshkruar kontratë, sipas së cilës Bujanoci do të marrë 8 milionë dinarë, për stacionin e transferues, nga ministria përgjegjëse për zhvillimin e komunave të pazhvilluara, e udhëhequr nga Novica Tonçev.

Paratë e ministrisë vijnë përmes një programi të posaçëm për të mbështetur zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe janë të destinuara për ndërtimin e kyçjeve të jashtme për stacionin e transferues.

Për të njëjtin qëllim, Komuna këtë vit ka ndarë 14.1 milionë dinarë nga buxheti i saj.

Për ndërtimin e stacionit transferues është duke pritur që nga viti 2015, ndërsa autoritetet komunale disa herë kanë paralajmëruar përfundimin e punimeve, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Ndërtimi i stacionit transferues, një lloj qendre riciklimi, duhet të zgjidhë problemin më të madh mjedisor në komunë – deponinë e qytetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.