fbpx

NË BUJANOC VETËM NJË RAST ME COVID – 19

Bujanoc, 15. mars 2022. në 24 orët e fundit Në Bujanoc është regjistruar vetëm një rast i infektimit me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Gjatë vikendit janë konfirmuar 2 raste, ndërsa nga fillimi i muajit në Bujanocit janë regjistruar gjithsej 38 persona të infektuar me Covid-19.

Në territorin e Qarkut të Pçinjës, gjatë ditës së djeshme për Covid – 19 janë testuar 286 persona, prej të cilëve 33 kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Numri dyshifror i të sapo infektuarve është konfirmuar vetëm në Vranjë – 19.

Pasuar nga Surdulica (5), Vlladiçin Hani (4) dhe Bosilegradi (3).

Përveç Bujanocit, Presheva është komunë me një të prekur, ndërsa në Tërgovishtë nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit.

Janë 13 pacientëve në trajtim spitalor në Spitalet Kovid të QSH Vranjë ndërsa qo pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen, numër ky i njëjtë me ditën e djeshme.

Në 24 orët e fundit dy pacientë janë shtruar për trajtim spitalor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.