fbpx

KOMUNA E BUJANOCIT NDANË 2 MILIONË DINARË PËR SHOQATAT E QYTETARËVE

Bujanoc, 16. mars 2022. Komisioni kompetent komunal ka shpallur konkurs për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqatave të qytetarëve me seli në komunën e Bujanocit për vitin 2022.

Për këtë qëllim në buxhet janë ndarë 2 milionë dinarë dhe shuma më e madhe individuale që mund të marrë një shoqatë është 200 mijë dinarë.

Për të marrë pjesë në konkurs, shoqata duhet ta ketë selinë e saj në komunën e Bujanocit, të jetë e themeluar në përputhje me dispozitat që rregullojnë themelimin e organizatave në këtë fushë, që programi apo projekti të zbatohet në komunën e Bujanocit dhe jashtë territorit të saj, me kusht që me aktivitetet e veta ta prezentoj komunën e Bujanocit.

Konkursi është i hapur deri më 29 mars, ndërsa detajet tjera mund t’i shihni KËTU.

Shpërndarja e parasë publike për shoqatat e qytetarëve vitin e kaluar është shënuar me konflikt interesi dhe ndarjen e 2000 eurove për organizatat e punëtorëve të Administratës komunale, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published.