fbpx

NË BUJANOC, FILLON APLIKIMI PËR NDIHMË SHTETËRORE NË BLERJEN E SHTËPISË

Bujanoc, 16. mars 2022. Edhe në Komunën e Buajnocit qytetarët mund të aplikojnë për subvencione shtetërore për blerjen e shtëpisë apo banesës, në bazë të lindjes së fëmiut.

Të drejtën e fondeve për ndërtimin, pjesëmarrjen në blerjen, gjegjësisht blerjen e një shtëpie ose apartamenti në bazë të lindjes së një fëmije, mund ta ushtrojnë nëna për një fëmijët e lindur nga 1 janar 2022, ndërsa në rast të vdekjes së nënës së fëmijës, këtë të drejtë mund ta ushtroj edhe babai i fëmiut

Ligji për mbështetjen financiare të familjeve me fëmijë dhe Dekreti për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të së drejtës për fonde ndërtimi, pjesëmarrje në blerje, përkatësisht të blerjes së objektit familjar-banesor ose banesës në bazë të lindjes së fëmijës, parashehë edhe kushte e veçanta dhe kriteret për ushtrimin e të drejtës së bashkëshortëve të rinjë për mjete fiancaiare.

Kërkesa mund të dorëzohet çdo ditë pune nga ora 10 deri në 14 në Administratën komunale të Bujanocit, në zyrën numër 307.

Listën e dokumentacionit të nevojshëm i cili i bashkëngjitet kërkesës, mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published.