fbpx

NË TË GJITHA KOMUNAT NË NIVEL QARKU NUMËR NJËSHIFROR I TË PREKURVE

 

Bujanoc, 17. mars 2022. Nga 245 të testuar për Covid – 19 dje në rrethin e Pçinjës, 24 ishin pozitivë, mes të cilëve dy persona nga Bujanoci.

Një ditë më parë në Bujanoc janë raportuar 3 persona të prekur, ndërsa nga fillimi i javës 6 banorë të kësaj komune kanë rezultuar pozitivë në Covid – 19.

Gjatë marsit në komunën e Bujanocit, infektimi me virusin korona është konfirmuar te 43 persona.

Numër njëshifror pozitiv u regjistrua në të gjitha komunat e qarkut.

Në Vranjë janë regjistruar 8 raste të reja, nga 5 raste në Vlladiçin Han dhe Surdulicë, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar nga dy raste në Preshevë dhe Bosilegrad.

Në Spitalin Covid në QSH Vranjë janë shtruar 11 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

7 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Gjatë ditës së kaluar nuk ka pasur pranime të reja për trajtim spitalor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.