PONOSH DHE MARINIKA NË VRANJË: STOP URREJTJES DHE PËRÇARJEVE QË PO I SHKAKTON VUÇIQ

 

Bujanovaçke, 17. mars 2022.

Bujanoc, Vranjë, 17. mars 2022. (Foto Vranjenews) – Kandidati për president të Serbisë nga opozita e bashkuar, Zdravko Ponosh, në tubimin parazgjedhor në Vranjë tha se duhet të ndalen përçarjet brenda vendit që po i shkakton Aleksandar Vuçiq “me arrogancën dhe sjelljen e tij të paqëndrueshme”.

– Nuk është faji i atyre qytetarëve që votuan për përparimtarët, por detyrë e të gjithë neve është që të bisedojmë me ta dhe t’i japim fund përçarjeve të mëtejshme”, ka thënë Ponosh, kandidati i koalicionit të Bashkuar për fitoren e Serbisë, transmeton Vranjenews.

Ai para qytetarëve të mbledhur e ka ftuar sërish Vuçiqin në një duel televiziv.

– E përsëris ftesën për një duel televiziv për t’ia lehtësuar Vuçiqit ditët e fundit të mandatit dhe që të mos na thotë më se do të varet – tha Ponosh.

Bartësja e listës së opozitës së bashkuar për zgjedhjet parlamentare, Marinika Tepiq, tha se pas zgjedhjeve të 3 prillit duhet të zbatohet parimi i lustracionit, si për institucionet ashtu edhe për individët.

– Grushti më i fuqishëm i këtij regjimi të partisë dhe sivëllezërve të tyre është propaganda mediatike. Për ne është TV Pink që përfaqëson fabrikën e së keqes, si dhe Happy TV. Unë garantoj që këto televizione, si dhe të gjitha fabrikat dhe makineritë e së keqes dhe urrejtjes, nuk do të kenë frekuencë kombëtare pas këtyre zgjedhjeve – tha Tepiq.

Ajo ka theksuar se vranjasit e dinë shumë mirë se si jetojnë.

Mirosllav Aleksiq, nënkryetar i Partisë popullore dhe i treti në listën “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, tha se do të shqyrtohen privatizimet e dyshimta, kontratat dhe mënyra se si do të konfiskohen pronat e fituara në mënyrë të paligjshme, në mënyrë që askujt në Serbi të mos i shkoj mendja për veprime të tilla”.

– Paratë nga korrupsioni dhe pronat e konfiskuara do t’ia kthejmë njerëzve dhe do të investojmë në zhvillimin e zonave të pazhvilluara. Më shumë se një miliard euro në vit derdhen përmes korrupsionit në xhepat e hajdutëve nga qeveria – tha Aleksiq.

Kryetari i Lëvizjes së qytetarëve të lirë, Pavle Gërboviq, tha se është obligim i të gjithëve që në “rrugën e fitores t’i zgjasim dorën atyre që pretendojnë se të gjithë (kandidatët) janë njësoj dhe se nuk kanë kë ta votoojnë”.

Ai tha se në tubimet e opozitës nuk ka pasur njeri që ka ardhur me porosi dhe kërcënime se do të humbiste punën, nëse nuk do të shoqërohej në autobus.

Pas tubimit, disa nga të ftuarit nga Beogradi, përfshirë Marinika Tepiqin, nënshkruan Iniciativën popullore për ndalimin e hulumtimit dhe gërmimit të litiumit dhe borit në tërë territorin e Serbisë, ndërsa nënshkrimet në Vranjë janë duke u mbledhur nga aktivistët e Lëvizjes Nisu – Ndrysho.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *