TË TUBUARIT TE GMP NË KLENIK, MITROVIQ I QUAN GRUP I HULIGANËVE

 

Bujanoc, 17. mars 2022. Kryetari i këshillit lokal të PPS-ës në Bujanoc, Nenad Mitroviq, për tubimin e djeshëm të Partisë popullore (PP) në Klenik tha se ishte një grup huliganësh. Ai i dha mbështetje të plotë investitorit që mori në dorëzim repartin “Gumoplastika”, para së cilës të mërkurën ishin tubuar ithtarët e Partisë poullore.

– Mos lejoni që një grup huliganësh, të cilët ishin dje para repartit të prodhimit, t’ju trembin për të përparuar dhe zgjeruar biznesin tuaj. Synimi i tyre është i qartë, dhe ai është që t’ju dekurajojnë dhe t’ju përzënë nga këtu, sepse sa ishin në pushtet, ata i mbyllën të gjitha fabrikat në Serbi që mund t’i mbyllnin – i thotë Mitroviq pronarit të kompanisë që mori në dorëzim fabrikën në fjalë.

Të mërkurën, Mitroviq dhe PPS (SNS) u kritikuan ashpër nga nënkryetari i Partisë popullore, Mirosllav Aleksiq, dhe kryetari i Këshillit lokal të kësaj partie në Bujanoc, Sasha Arsiq, për të cilin kanë shkruar bujanovaçke.

“Të njëjtit, që kanë ushtruar pushtetin lokal në Bujanoc në vitin 2018, nuk kanë besuar në fatin e fabrikës “Jumko”, e cila më pas ka filluar të punojë me një linjë prodhimi dhe 30 punëtorë, për të arritur tani, pas katër vitesh, në 114 punëtorë– thotë Mitroviq.

Ai gjithashtu i tha investitorit se në rajonin tonë jetojnë njerëz normalë dhe të denjë, para së gjithash nikoqirë të vërtetë, që duan të punojnë me ndershmëri dhe të jetojnë me punën e tyre.

– Sa herë që punësoni dikë nga ndonjë familje, nuk do të gaboni, sepse këta janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Ju uroj shumë suksese dhe lumturi në biznesin tuaj dhe që në periudhën e ardhshme t’i zgjeroni kapacitetet prodhuese dhe në këtë mënyrë ta rrisni numrin e punëtorëve – thotë kreu i Përparimtarëve të Bujanocit dhe kandidat për deputet.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *