TURQIT INVESTOJNË NË BILAÇ

 

Bujanoc, 17. mars 2022. Agjencia turke për zhvillim TIKA do të financojë ndërtimin e parkut dhe renovimin e objektit të bashkësisë lokale në fshatin Bilaç afër Bujanocit.

Koordinatori i TIKA-s në Beograd, Mehmet Mete Anaç, të mërkurën në Bujanoc, ka njoftuar kryetarin e komunës Nagip Arifi se janë siguruar mjete për dy projekte në Bilaç.

“Presidenti Arifi premtoi se pjesën tjetër të mjeteve financiare për realizimin e këtyre projekteve do ta sigurojë komuna e Bujanocit”, thuhet në komunë.

Pas rinovimit, hapësira e bashkësisë lokale do të mund të shfrytëzohet për aktivitete në fushën e kulturës.

Përmes agjencisë TIKA, Turqia deri më tani, ndër të tjera, ka financuar rindërtimin e shkollës fillore në Tërnoc, ndërsa këtë verë Bujanoci ka marrë një kamion për grumbullimin e mbeturinave si donacion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *