fbpx

INTERCOOLTURA, FILM I ANIMUAR NGA NXËNËSIT E BUJANOCIT

Bujanovaçke 22 mars 2022.

Bujanoc, 22 mars 2022. Nxënësit nga komuniteti serb, rom dhe goran në Shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc realizuan filmin e animuar “InterCOOLtura” me mbështetjen e Shkollës së Filmit të Animuar (SAF) nga Vranja.

– Tema e ndërkulturës u zgjodh si një motiv prirës dhe ideja bazë ishte që duke punuar në një film të animuar, fëmijët të njihen me kulturat e tyre dhe kulturat e tjera dhe të shohin rëndësinë e diversitetit – thotë Maja Antiq Jovanov, koordinatore dhe asistente e projektit. Ndihmës drejtoreshë e shkollës fillore në Bujanoc.

Nëpërmjet procesit të krijimit të një filmi të animuar, shtoi ajo, nxënësit, me mbështetjen e ekspertëve, shprehën idetë dhe përvojat e tyre në fushën e ndërkulturës, bashkëjetesës dhe pasurisë së diversitetit dhe në mënyrë të pakontestueshme mësuan për njëri-tjetrin.

Gjatë gjashtë punëtorive për realizimin e filmit të animuar, nën mentorimin e SAF, 25 nxënës të shkollave fillore të Bujanocit mësuan konceptet themelore në filmin e animuar, si të realizohet një film, sa fotografi nevojiten për një sekondë filmi.

– Filmi i animuar është popullarizuar dhe i pranuar në të gjitha moshat. Një film i tillë tregon përmbajtje të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë por shprehëse, nxit diskutimin dhe zhvillon të menduarit, kurse nxënësit tanë, duke marrë pjesë në procesin e realizimit të filmit, fillimisht u argëtuan, e më pas mësuan diçka të re – tha Antiq Jovanov.

Ajo që i lidh autorët e filmit, nxënësit e klasave të 5-ta, të 6-ta dhe të 7-ta të shkollës fillore është motivimi për shprehje krijuese përmes promovimit të vlerave njerëzore, pavarësisht moshave të ndryshme, rretheve të ndryshme kulturore dhe prejardhjeve të ndryshme shoqërore.

Mentorët nga SAF, Miroslav Gjeriq dhe Sllavolub Simonoviq, në mënyrë inspiruese zgjuan interesimin e nxënësve për këtë medium.

– Filmi aktualisht është në montim dhe së shpejti do të ketë premierën, të cilën e presim me padurim. Planifikojmë gjithashtu të bëjmë një “film për filmin”, procesi i krijimit të një filmi të animuar të cilin fëmijët e projektuan dhe si I vizatuan pjesë të filmit me sugjerime dhe udhëzime nga ekspertët – shton Antiq Jovanov.

Punëtoritë u realizuan në kuadër të projektit “Mundësi të reja ekonomike për të kthyerit dhe kategori të cenueshme të qytetarëve në jug dhe lindje të Serbisë”, i zbatuar nga Care international Balkans, Shoqata e Qytetarëve “NEXUS-VRANJE” dhe ENECA, dhe financuar nga Ministria gjermane për bashkëpunimi dhe zhvillim ekonomik.




Leave a Reply

Your email address will not be published.