KAMBERI: SYNIMI YNË T’I FITOJMË TRE MANDATE DEPUTETËSH

Bujanovaçke, 22. mars 2022.

Bujanoc, 22. mars 2022. Kryesuesi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare, Shaip Kamberi, thotë se ky koalicion synon tre mandate deputetësh.

Kamberi ka theksuar për KlanKosova të Prishtinës, se përçarja e partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva, gjegjësisht dalja me dy listat zgjedhore ka shkaktuar “ndryshime në qasjen ndaj shtetit të Serbisë”.

Sipas tij, kjo ndarje do të shkaktojë dëm, sepse do të ketë një luftë për vota brenda elektoratit shqiptar.

Ai përsëriti se nëse fiton ulëse, nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita..

– Qëllimi im është ngritja e vetëdijes për çështjen shqiptare, për vështirësitë dhe diskriminimin që përjetojnë shqiptarët në Serbi”, thotë Kamberi.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të lindur në Serbi që më 3 prill të kthehen nga vendet e tjera dhe të votojnë për shqiptarët.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, të cilat u bojkotuan nga opozita e Serbisë, lista e vetme e partive shqiptare “Lugina e bashkuar” mori 26500 vota, që mjaftuan për tre mandate parlamentare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *