fbpx

NË BUJANOC, VETËM NJË RAST ME COVID – 19

Bujanoc, 25. mars 2022. Në 24 orët e fundit në Bujanoc është regjistruar vetëm një rast i infektimit me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë.

Që nga fillimi i javës, Covid-19 është konfirmuar në 9 persona, ndërsa gjatë marsit në Bujanoc janë regjistruar 63 raste.

Nga territori i qarkut të Pçinjës gjatë ditës së kaluar për Covid – 19 janë testuar 230 persona, ndërsa infektimi me virusin korona u konfirmua në 18 persona.

Numri më i madh i rasteve pozitive është konfirmuar në Surdulicë 6, pasuar nga Bosilegrad me 5, Vranja me 4 dhe Vlladiçin Hani me 2 raste.

Tërgovishtja dhe Presheva janë të vetmet komuna në nivel qarku pa raste të reja të infektimit me Covid – 19.

Në spitalin Kovid të Vranjës janë shtruar 9 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 5 pacientë.

Dje nuk pati pranime të reja në spital.




Leave a Reply

Your email address will not be published.