fbpx

FILLON LLOGARITJA VERORE E KOHËS

 

Bujanoc, 26. mars 2022. Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, më 27 mars, fillon llogaritja verore e kohës duke e çuar akrepin për një orë para, pra nga ora dy në ora tre të mëngjesit.
Në javën e fundit të marsit, llogaritja verore fillon në orën dy të mëngjesit dhe përfundon në javën e fundit të tetorit.

Ideja e llogaritjes së kohës dimërore dhe verore bazohet në rrethana astronomike pasi që në janar dielli lind rreth orës 8 dhe perëndon rreth orës 16:00.

Në korrik, kur dita është më e gjatë, dielli lind para orës 5 të mëngjesit dhe perëndon pas orës 20:00.

Llogaritja verore e kohës aplikohet edhe me qëllim të kursimit të energjisë ashtu që njerëzit të kenë një orë më shumë dritë ditore.




Leave a Reply

Your email address will not be published.