fbpx

HULUMTIM: TË RINJËT NUK IU BESOJNË POLITIKANËVE

Bujanoc, 26. mars 2022. – Sipas Organizatës obrellë të rinisë serbe (OORS) rreth 85% e të rinjve në Serbi besojnë se nuk kanë ndikim në proceset dhe vendimet politike, ndërsa 48% e tyre vlerësojnë se aktualisht nuk kanë për kë të votojnë.

Milana Pejiq nga kjo organizatë theksoi për RTS-ën se një numër i madh i të rinjëve besojnë se me votën e tyre nuk mund të ndryshojnë asgjë dhe se, siç shpjegon ajo, kjo është shumë simptomatike në kontekstin zgjedhor dhe gjatë fushatës.

– Kemi hulumtuar edhe sa parti politike u drejtohen të rinjve dhe nëse i kanë në agjendat e tyre politike. Jo të gjitha partitë politike, gjegjësisht koalicionet, i kanë në mendje të rinjtë, ata shpesh i shohin si votues jo të besueshëm dhe nuk kanë asnjë nxitje për të krijuar politika për ta – tha Pejiq.

Statistikat tregojnë gjithashtu se 80 për qind e të rinjve nuk i besojnë asnjë politikani dhe për 70 për qind e tyre është e rëndësishme që politikanët të komunikojnë “drejtpërsëdrejti dhe pa ekuivoke”.

Të rinjtë janë më të informuar për listat zgjedhore dhe kandidatët përmes rrjeteve sociale dhe portaleve të internetit.

Sipas të dhënave të OORS-ës, në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbajtura në vitin 2020, kanë dalë gjithsej 39,9 për qind e të rinjve nën 30 vjeç.

Në 47,7 për qind të rasteve, abstenuesit e rinj janë të bindur se nuk kanë për kend të votojnë ndërsa 13,1 për qind e tyre vlerësojnë se vota e tyre nuk do të ndryshojë asgjë.

Hulumtimi i Demostat tregon gjithashtu se të rinjtë në Serbi nuk janë të interesuar për politikë.

50-70 përqind e të rinjve thonë se politikA iu intereson pak ose aspak, ndërsa më shumë se një e treta e të rinjve thonë se nuk diskutojnë kurrë për politikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.