fbpx

PROTESTAT E SERBËVE NË KOSOVË, QUINTI DHE BE: QETËSONI TENSIONET

 

Bujanoc, 25. mars 2022. (FOTO Kosovo online) – Me rastin e protestës së sotme të serbëve në Kosovë, për shkak të ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe nga autoritetet në Prishtinë, reaguan shtetet e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga të dy palët që të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet.

Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misioneve diplomatike të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Kosovë për shkak të protestave në disa qytete me shumicë serbe.

Sipas mediave kosovare, një numër i madh i serbëve tashmë janë mbledhur në Mitrovicë dhe Graçanicë.

“Qytetarët kanë të drejtë në tubime paqësore, por kanë edhe përgjegjësi që tubimet e tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe për të dëgjuar zërin tonë, dhe këto janë të drejta që agjencitë ligjzbatuese kanë përgjegjësi t’i mbrojnë. Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa shkelur parimet demokratike të lirisë së fjalës dhe tubimit”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Protestuesit në veriun e Mitrovicës, të udhëhequr nga liderët e Listës Serbe, mbanin një pankartë ku shkruhej “Kurti, prishe marrëveshjen e Brukselit, prishe gjithçka”, ndërsa në protestën e Graçanicës u tha se “qëllimi i pushtetarëve në Prishtinë është që serbët ta lëshojnë Kosovën përgjithmonë. “, raporton N1.




Leave a Reply

Your email address will not be published.