Bujanoc, 29 mars 2022. – Për të katërtën ditë radhazi në Bujanoc nuk ka asnjë rast të prekur me Covid – 19. Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me Covid – 19.
Që nga fillimi i muajit, COVID-19 është konfirmuar te gjithsej 63 persona.
Gjatë ditës së djeshme nga territori i rrethit të Pçinjës për kovid-19 janë testuar 303 persona, prej të cilëve 16 kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Numri më i madh i pacientëve të rinj gjatë ditës së djeshme është konfirmuar në Vranjë – 6 raste.
Nga 3 raste pozitive janë raportuar në Surdulicë, Vlladiçin Han dhe Preshevë, ndërsa një rast është konfirmuar në Bosilegrad.
Përveç Bujanocit, pa pacientë të rinj është edhe Tërgovishta.
Në spitaletKovid tëVranjës janë shtruar për trajtim 12 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 6 pacientë.
Gjatë ditës së kaluar nuk ka pasur pranime të reja për trajtim spitalor.