Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 mars 2022. –Komuna e Bujanocit ka publikuar listën përfundimtare të renditjes së studentëve që kanë përfituar ndihmë të njëhershme nga buxheti i komunës. Studentëtmë të mirë nga Bujanoci me notë mesatare 9,5 e lart do të marrin nga 33.000 dinarë.
Krahasuar me listën paraprake të dy javëve më parë, numri i përfituesve të ndihmës është rritur për tre, pas pranimit të kundërshtimeve nga Komisioni përkatës.
Në ranglistën përfundimtare janë përfshirë 605 studentë të komunës, të cilëve do t’u ndahen 15 milionë dinarë.
Shuma më e ulët – 7500 dinarë do të jepet për studentët e vitit të parë, nota mesatare e të cilëve nga shkolla e mesme është më e vogël se 4,5.
Studentët e tjerë të vitit të parë do të marrin nga 22,000 dinarë.