Bujanoc, 30. mars 2022. Ndaj një 59-vjeçari nga rrethina e Bujanocit, i cili dyshohet se ka lidhur një qen pas veturës dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër rrugë, do të bëhet kallëzim penal, njoftoi Drejtoria policore në Vranjë.
Sipas urdhrit të Prokurorisë themelore publike në Vranjë, do të ngrihet kallëzim penal për ekzistimin e bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të vrasjes dhe keqtrajtimit të kafshëve.
të martën një burrë nga Bujanoci është marrë në pyetje nga policia, i cili dyshohet se ka lidhur një qen në pjesën e pasme të veturës së tij dhe e ka tërhequr atë zvarrë nëpër rrugë, ngjarje kjo për të cilën Bujanovaçke kanë shkruar më herët.
Videoja e publikuar në Bujanovaçke shkaktoi komente të shumta nga qytetarët në faqen tonë në FB, duke kërkuar reagim urgjent nga policia dhe prokuroria.