ARSIQI DHE PROGRESISTËT NË GJYKATË PËR SHKAK TË RRAHJES NË KUSHTICË

 

Bujanoc, 31. mars 2022. Kryetari i këshillit lokal të Partisë popullore në Bujanoc, Sasha Arsiq dhe përparimtarët e Bujanocit janë sërish në gjyq, kësaj radhe për padinë e një prej aktivistëve të PPS-së për shkak të zënkës gjatë zgjedhjeve për Këshillin e bashkësisë lokale në vitin 2018. Arsiq pretendon se ai ishte sulmuar atëherë dhe se progresistët po përpiqen përsëri ta bëjnë viktimën fajtor.

Njëri nga dëshmitarët në këtë procedurë, kryetari i Këshillit lokal të PPS-ës në Bujanoc, Nenad Mitroviq, i tha Bujanovaçkes se nuk dëshiron të komentojë rastin për të mos ndikuar në gjyqësor.

Nga ana tjetër, Arsiq tregon se është duke u paditur nga ata që i shkaktuan plagë dhe se tani duan që të përfitojnë edhe financiarisht duke kërkuar dëmshpërblim.

– Kjo është një ngjarje e katër viteve më parë, kur në vendvotimin në fshatin Kusticë kam ardhur si kryetar i BL Klenik dhe anëtar i komisionit për monitorimin e rregullsisë për shkak të raportimit se një grup personash po pengojnë procesin zgjedhor. Gjeta njerëz të panjohur për mua në atë kohë duke bërë diçka me kutitë dhe duke folur me votuesit në një dhomë tjetër. Kur i pyeta nëse kishin aktvendime për të qenë në qendrën e votimit dhe meqë nuk kishin kërkova largimin e tyre, një aktivist i PPS-së më shtyu, më tha se do të më vriste dhe më goditi me një send të mprehtë në dorën e djathtë. Normalisht u mbrojta, u largova nga vendi i ngjarjes dhe thirra Shërbimin emergjentë të Shtëpisë së shëndetit – tha Arsiq të mërkurën para fillimit të seancës së dytë.

Pas tre vitesh, thekson Arsiq, është paditur nga njëri prej sulmuesve, pak para skadimit të afatit ligjor, gjë që e ka pamundësuar ngritjen e kundërpadisë.

Prokuroria Themelore Publike në Vranjë tha për portalin tonë se me rastin e “kallëzimeve të ndërsjella për sulm fizik ndaj RD dhe AS” në Kushticë në vitin 2018, është marrë vendim se nuk ka veçori të veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, por se bëhet fjalë për vepër penale të lëndimit të lehtë trupor që ndiqet me padi private.

“Duke pasur parasysh se përleshja ka ndodhur brenda kuzhinës së kishës lokale dhe jo në qendrën e votimit, nuk ka ndikuar në rrjedhën e votimit”, thekson Prokuroria.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *