NË 59 VENDVOTIME TË KOMUNËS SË BUJANOCIT, DO TË VOTOJNË 43112 QYTETARË ME TË DREJTË ZGJEDHORE

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, 1. prill 2022. Në Komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë 43.112 qytetarë të cilët mund të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të dielën (3 prill), u tha të premten për Bujanovaçke në Komisionin komunal zgjedhor (KKZ).

Kryetari i komisionit, Fejzi Beqiri, thotë se në listën zgjedhore janë 43.112 qytetarë, ndërsa banorët e komunës do të votojnë në 59 vendvotime.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote është më i ulët për 533 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, kur sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZZ), në listën zgjedhore ishin 43.645 qytetarë.

Sipas Beqirit, KKZ-ja dy ditët e kaluara ka bërë përgatitjen e materialit zgjedhor ndërsa sot me fillim nga ora 12.00 ky material do t’i dorëzohet këshillave zgjedhore.

Në Bujanoc të dielën do të votojnë edhe banorët e komunave të Kosovës: Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës, siç ka shkruar më parë Bujanovaçke.

Për ta do të hapen tetë qendra votimi në shkollën “Shën Sava”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, të përditësuara për herë të fundit më 22 janar të këtij viti, numri i përgjithshëm i votuesve në këto komuna është 19.442.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *