MITROVIQ DHE KAMBERI DY KANDIDATË NGA BUJANOCI QË KANË SIGURUAR MANDATIN E DEPUTETIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 4. prill 2022. Bujanoci pothuajse me siguri do të ketë dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë – Nenad Mitroviq nga Partia Progresive Serbe (PPS) dhe Shaip Kamberi nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

Ndonëse ishte në vendin e 128-të në listën e PPS-së, e cila sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme fitoi 121 mandate parlamentare, Mitroviq do të jetë sërish deputet pasi që kandidatët me më shumë vota do të bëhen pjesë e Kuvendit.

Me diçka më pak se 10 mijë vota, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të fitojë të paktën do ta fitoj një mandat, ashtu që Shaip Kamberi, si i pari në listën e tre partive shqiptare, do të jetë sërish në Kuvend.

Partitë e bashkuara shqiptare fituan 3 mandate në zgjedhjet e fundit.

Nga kandidatët e Bujanocit për deputetë nga listat e tjera zgjedhore, më afër mandatit deputet ishte Adem Salihi, i 11-ti në listën e Partisë për Pajtim dhe Drejtësi (PPD) të Zukorliqit, e cila fitoi 3 mandate.

Bilana Gjorgjeviq nga Bujanovica do të jetë pjesë e Kuvendit të Serbisë si e dyta në listën “Moramo” (Duhet), e cila ka 12 mandate.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *