ZGJEDHJET NË BUJANOC: FITORE E PIRROS E KOALICIONIT TË SHQIPTARËVE, PPS I KA HUMBUR 2.200 VOTA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 5. prill 2022. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KSHL) ka marrë më së shumti vota në komunën e Bujanocit në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit – 6001 (40,4 për qind) dhe lista e Partisë përprarimtare serbe 4414 (29,7 për qind), sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni komunal i zgjedhjeve (KKZ). Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, partitë shqiptare dhe progresistët humbën më shumë se 5000 vota.

Kjo me shumë gjasa do t’i kushtojë Loalicionit të shqiptarëve të Luginës duke mos fituar mandatin parlamentar që duhet t’i takonte kryesuesit të listës zgjedhore, Shaip Kamberi.

Lista e përbashkët e partive shqiptare në zgjedhjet e fundit kishte marrë 9220 vota dhe të njëjtat parti në këto zgjedhje kanë gjithsej 6374 vota në dy lista të veçanta (Koalicioni i shqiptarëve të Luginës dhe Alternativa).

Përparimtarët dy vite më parë kishin mbështetjen e 6649 banorëve të komunës, pra 2235 vota më shumë se në këto zgjedhje.

Në vendin e tretë me 1130 vota është lista “Amaneti i Myftiut”, ku është edhe Adem Salihi nga Bujanoci.

Ivica Daçiq dhe SPS në Bujanoc kanë marrë 894 vota, ose 6 për qind.

Për listën opozitare Të bashkuar për fitoren e Serbisë votuan vetëm 345 qytetarë (2,3 për qind), koalicioni NADA ka 361 vota (2,4 për qind), Zavetnici 342 vota (2,3 për qind) dhe Dveri 209 (1,4 për qind).

Listat e tjera nuk kanë më shumë se 150 vota.

Në zgjedhjet presidenciale, Aleksandar Vuçiq në Bujanocka fituar më së shumti vota – 7106 (67,5 për qind).

Sipas të dhënave zyrtare të KKZ-së, në zgjedhjet parlamentare të së dielës votuan 34.4 për qind (14.880) të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e fundit pjesëmarrja ishte 10 për qind më e lartë.

Për kandidatin e opozitës së bashkuar Zdravko Ponosh votuan 445 votues, ndërsa Milica Gjurgjeviq Stamenkovski nga Zavetnik-ët ka 437 vota.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *