NË BUJANOC PËR VUÇIQIN VOTUAN EDHE SHQIPTARËT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 6 prill 2022. Lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ka fituar vota në zgjedhjet parlamentare edhe jashtë komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ndërsa Aleksandar Vuçiq është votuar si kandidat për president edhe në fshatrat e banuara ekskluzivisht me shqiptarë.

Nga rreth 9600 vota në listën shqiptare, gati 900 kanë ardhur nga pjesët tjera të Serbisë, ka thënë përmes një postimi në Facebook në Facebook Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Megjithatë, numri i votave të fituara nga aleanca e tre partive shqiptare, mesa duket nuk do të mjaftojë për të fituar të paktën një mandat deputeti.

Në anën tjetër, shqiptarët në Zarbinc, Turi, Lluçan, Nasalcë dhe fshatra të tjera të banuara ekskluzivisht me shqiptarë kanë votuar për Aleksandër Vuçiqin.

Vuçiq ka marrë 24 vota në Zarbinc dhe për të kanë votuar edhe 23 banorë të Turisë, sipas procesverbaleve nga vendvotimet në këto fshatra.

Megjithatë, shumica e shqiptarëve bojkotuan zgjedhjet presidenciale, gjë për të cilën ishin angazhuar liderët e tyre politikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *