fbpx

KOALICIONIT SHQIPTAR I MUNGOJNË EDHE 300 VOTA, SHPRESOJNË NË PËRSËRITJEN E ZGJEDHJEVE NË DY VENDVOTIME NË BUJANOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 prill 2022. Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i duhen edhe 300 vota për të siguruar mandatin e deputetit, thotë kreu i listës së tre partive shqiptare, Shaip Kamberi.

Ai vlerësoi se ka ende mundësi që kjo listë të marrë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, duke pasur parasysh se ende nuk ka përfunduar numërimi i votave.

Kamberi pret që zgjedhjet të përsëriten në dy vendvotime në Bujanoc.

Lista jonë për momentin nuk ka fituar asnjë mandat, por nëse arrijmë t’i anulojmë zgjedhjet në dy vendvotime, atëherë ka shpresë se me mobilizim më të madh do të arrijmë ta fitojmë një mandat – tha Kamberi, transmeton Koha nga Prishtina.

Sipas të dhënave të fundit nga vebfaqja e Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ), janë proceduar 99,35 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 99,51 për qind e totalit të elektoratit.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka aktualisht 9659 vota ose 0.25 për qind.

Se a do të përsëritet votimi në komunë dhe në cilat vendvotime është pyetja për të cilën bujanocat presin përgjigje nga kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Fejzi Beqiri.




Leave a Reply

Your email address will not be published.