VAZHDOHET KUFIZIMI I ÇMIMIT TË KARBURANTEVE

Bujanoc, 7 prill 2022. Qeveria e Serbisë sot do të miratojë një dekret të ri për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, i cili do të jetë identik me atë ekzistues dhe do të jetë i vlefshëm deri më 30 prill, tha ministrja e Tregtisë, Tatjana Matiq.

Dekreti që kufizon çmimet maksimale të shitjes me pakicë të naftës dhe benzinës MB 95 deri në 30 ditë skadon më 11 prill ndërkohë Matiq shtoi se teksti i dekretit të ri ishte i harmonizuar me ministritë e energjisë, financave dhe ekonomisë dhe është gati për miratim nga qeveria.

– Është e pamundur të paragjykohet diçka në lidhje me çmimet e derivateve, sepse shohim se çmimet e naftës së papërpunuar në tregun botëror po luhaten – tha ministrja për Tanjug, përcjell RTS.

Sipas dekretit në fuqi, vlera më e lartë e shitjes me pakicë me TVSH për Eurodizel dhe benzinë pa plumb BMB 95 përcaktohet në shumën e çmimit mesatar të shitjes me shumicë të derivateve në territorin e Serbisë, i rritur për 6 dinarë.

Sipas Dekretit, çmimet e këtyre dy derivateve rregullohen çdo të premte, të cilat publikohen në faqen e Ministrisë së Tregtisë në orën 15:00 dhe janë të vlefshme për 7 ditët e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *