fbpx

KKZ REFUZOI KËRKESËN E KOALICIONIT TË KAMBERIT PËR PËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE NË ZARBINCË DHE TËRNOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 prill 2022. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc ka refuzuar të dyja kërkesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës (KSHL) për anulimin e zgjedhjeve në dy vendvotime – në fshatin Zarbincë dhe në Tërnoc të Bujanocit, mësohet nga burimi ynë në komision.

Kërkesa e koalicionit shqiptar u refuzua me mbivotim mes anëtarëve të përbërjes së zgjeruar të KKZ-së, e cila përbëhet nga përfaqësues të listave zgjedhore që morën pjesë në zgjedhje, si dhe anëtarë të komisionit në përbërje të përhershme.

12 anëtarë të komisionit ishin kundër pranimit të kërkesës dhe ripërsëritjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kryetari i KSHL, Shaip Kamberi, tha sot se pret që zgjedhjet parlamentare në komunën e Bujanocit të përsëriten në dy vendvotime, që do të nënkuptonte një shans të ri për koalicionin shqiptar për të marrë rreth 300 vota më shumë, të cilat aktualisht mungojnë për të fituar së paku një mandat parlamentar.

Si arsye për anulimin e votimit në Zarbincë koalicioni deklaroi se ky vendvotim është mbyllur para orës 20:00, ndërsa për vendvotimin numër 6 (shkolla Muharem Kadriu) në Tërnoc kanë thënë se korrektësia e kutisë së votimit nuk është konstatuar në në përputhje me ligjin, përkatësisht prania e zgjedhësit të parë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.