fbpx

KOALICIONI SHQIPTAR KËRKON NGA KRZ ANULIMIN E ZGJEDHJEVE

Bujanoc, 8 prill 2022. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KSHL) do të paraqesë kundërshtime në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) pasi kërkesat për anulimin e votimit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunën e Bujanocit janë refuzuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).

Shtabi Zgjedhor i Koalicionit Shqiptar njoftoi se do të kërkojë të drejtat në Gjykatën Administrative nëse KRZ merr të njëjtin vendim si KKZ.

“Edhe pse shkeljet e konstatuara paraqesin shkelje të rënda të procesit zgjedhor, sipas Ligjit për zgjedhjen e deputetëve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, i cili dominohet nga përfaqësues të partive serbe, ka refuzuar kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës me 9 vota pro dhe 12 kundër”.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës kanë dorëzuar të enjten kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bujanoc për rivotim në vendvotimet në Zarbinac (nr. 13) dhe Tërnoc (nr. 6), siç thonë në Shtabin zgjedhor, për shkak të lëshimeve ligjore në procesin e votimit, në këto dy qendrat e votimit.

Koalicionit shqiptar i mungojnë rreth 300 vota për të fituar mandatin e deputetit ndërsa kryesuesi i listës Shaip Kamberi ka vlerësuar të enjten se votat dhe ulësja në Kuvend do të sigurohen nëse zgjedhjet përsëriten në këto dy qendra votimi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.