fbpx

NEXHAT BEHLULI DHE FAMILJA E TIJ SHQETËSOHEN NGA POLICIA KUFITARE

 

Bujanoc, 12 prill 2022. Biznesmeni dhe pronari i medias nga Bujanoci, Nexhat Behluli, pohon se ai dhe familja e tij kanë përjetuar shqetësim nga patrulla e policisë kufitare, kur e kanë ndaluar të hënën mbrëma afër kishës në Bujanoc. Behluli apelon që të gjithë policët ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale sepse, siç thotë, ai nuk ka nevojë për tensione.

-Përmes medias suaj, dëshiroj t’i këshilloj policët dhe eprorët e tyre: Hiqni dorë nga këto provokime të panevojshme, bëni punën tuaj në mënyrë profesionale dhe ruani komunikimin normal me komunitetin lokal. Ne dhe ju jemi njerëz, nuk ka nevojë të ngremë tensione, ngase edhe ashtu kemi shumë probleme të tjera jetësore – tha Behluli.

Ai tregoi se si dukej mbrëmë ballafaqimi i tij me patrullën e policisë kufitare.

– Po kthehesha nga Shkupi me gruan dhe vajzën time, ku ishim në një iftar ramazani, kur menjëherë pasi u dola nga autostrada, afër kishës, më ndaloi policia kufitare. Ata të dy, provokatorë dhe tendenciozë, gjoja bënin një kontroll rutinor, por që zgjati shumë më tepër se zakonisht. Kur të dy përfunduan kontrollin e pretenduar, erdhi polici i tretë që deri atëherë ishte në veturë, u prezantua si drejtues i turnit dhe filloi përsëri kontrollin – thotë Behluli.

Ai theksoi se ka përjetuar një provokim të rëndë, i cili nuk është kthyer në një incident më të rëndë vetëm për shkak të përvojës dhe durimit të tij.

– Unë vështirë i nënshtrohem provokimit, sepse tashmë jam një person me moshë të pjekur, por në takime me rininë, është i domosdoshëm respekti reciprok – thotë Behluli.




Leave a Reply

Your email address will not be published.