PVD: BANDITIZMI POLITIKË NË PRESSHEVË

 

Bujanoc, 12 prill 2022. (foto nga arkivi) Për të marrë pushtetin, kryetari i ri Shqiprim Arifi dhe kryetari i parlamentit lokal Sami Salihi e kthyen Preshevën në fushëbetejë, duke bërë gjithë këtë me regji të qarqeve antishqiptare, thuhet në kumtesën e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit.

Nga partia e Kamberit, e cila të hënën humbi shumicën në Preshevë ndërsa zyrtarja e partisë Ardita Sinani u shkarkua nga posti i kryetares së komunës, tha se partneri i deridjeshëm i koalicionit Sami Salihi dhe Lëvizja e tij për reforma kanë vepruar në mënyrë të turpshme.

– As sugjerimet që erdhën nga dy shtetet amë dhe as thirrja e kryeministrit të Republikës së Kosovës për ta ndalur një veprim të tillë, nuk kanë mundur t’i bindin Sami Salihin dhe Shqiprim Arifin që të mos e kryejnë këtë akt të turpshëm të shkarkimit të kryetares dhe në këtë mënyrë të destabilizojnë sërish komunën e Preshevës sërish – thonë në PVD.

Sipas tyre, për 11 muaj qeverisje të përbashkët, Salihi nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe Ardita Sinani është bërë sinonim i mirëqeverisjes dhe transparencës në drejtimin e komunës.

– Nuk është hera e parë që kryetari aktual i Kuvendit në Preshevë, Sami Salihi, përmes banditizmit politikë dhe duke tradhëtuar partnerët e koalicionit, destabilizon komunën, në një situatë shumë komplekse politike, jo vetëm për Luginën e Preshevës dhe Ballkanin por edhe të Evropës – kanë thënë nga partia e Kamberit.

Tandemi Arifi-Salihi, siç thonë ata, fitoi vetëm 1927 vota në zgjedhjet parlamentare në Preshevë, 345 në Bujanoc dhe 29 në Medvegjë, duke marrë kështu verdiktin nga populli ndaj tentimeve të tyre “për t’u bërë pjesë e pushtetit autoritar të trojkës: Vuçiq, Daçiq dhe Vulin”.

– Si politikanë të tillë jolegjitimë sulmuan pushtetin komunal në Preshevë dhe kryetaren Ardita Sinana. Detyra e dyshes ishte të krijonin me çdo kusht kurthe ndaj koalicionit të vetëm për zgjedhjet parlamentare. Për të maskuar veprimet e tyre, ata për javë të tëra drejtuan akuza të pabaza dhe duke shpifur ndaj personave me të cilët kinse kanë dashur të bënin koalicion për zgjedhjet parlamentare – thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *