FORMOHET GRUPI I PUNËS PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

 

Bujanoc, 13 prill 2022. (foto TK) – Të martën është formuar Grupi punues për integrimin e shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në institucionet shtetërore, na u tha Trupi Koordinues.

– Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, dërkaq përfaqësuesit e të gjitha organeve shtetërore garantuan se ekziston një vullnet i fortë politik për zgjidhjen e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, thuhet në deklaratë.

Në takimin e parë të mbajtur në Beograd, në prani të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve, u diskutua për planet, detyrat dhe fushëveprimin e punës së Grupit punues.

Siç është paralajmëruar, në punën e grupit të posaçëm punues do të marrë pjesë edhe një ekspert i pavarur, i cili do të angazhohet me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të BE-së në Serbi.

Grupi i posaçëm i punës përbëhet nga përfaqësues të Trupit Koordinues dhe Ministrive të të drejtave të njeriut e të pakicave dhe dialogut social, ajo e ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës, e punës, punësimit, çështjeve sociale dhe veteranëve dhe Këshillit kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare.

Për formimin e grupit punues është rënë dakord në fillim të marsit, në takimin e dytë në kuadër të dialogut social për temën e punësimit të shqiptarëve, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *