fbpx

NXËNËSIT E “SEZAI SURROIT” NGA BUJANOCI MË TË MIRËT NË FIZIKË NË NIVEL QARKU, MIRËNJOHJE NGA ARIFI

 

Bujanoc, 13 prill 2022. Tre nxënës të Gjimnazit “Sezai Suroi” të Bujanocit, Ana Mustafa, Dren Aliu dhe Florent Latifi, fituan vendet e para në garën e fizikës për Qarkun e Pçinjës. Për këtë sukses atyre iu ndanë mirënjohje nga Komuna e Bujanocit, të cilat ua dorëzoi kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Mirënjohje u ndanë edhe për profesoret e fizikës Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, si dhe drejtorin e shkollës Zejni Fejzulahu.

Arifi ka falënderuar profesorët dhe drejtorin e shkollës, duke thënë se po e bëjnë punën e tyre me nder, edhe pse mungojnë tekstet në gjuhën shqipe, njofton Komuna.

– Kryetari tha se gjithmonë ka qenë i fokusuar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Së pari, në sigurimin e kushteve më të mira për arsim, si ndërtimi i shkollave të reja dhe rinovimi i atyre ekzistuese, dhe së fundi është rritur edhe buxheti për bursa, ofrimi i ushqimit falas për nxënësit e shkollave fillore, transporti falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe shpërblimet për nxënësit e dalluar – thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *