KËSHILLTARI I KK TË BUJANOCIT: EDI RAMA MË SHUMË PO BRENGOSET PËR UKRAINËN SE SA PËR SHQIPTARËT NË SERBI

 

Bujanoc, 15 prill 2022. Këshilltari i Kuvendit të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, kritikoi kryeministrin shqiptar Edi Rama se më shumë vëmendje po i kushton Ukrainës se sa “shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
– Shumë i drejtë solidarizimi i kryeministrit Edi Rama me Ukrainën (postime të shpeshta në facebookun e tij), por si nuk është i gatshëm të shkruaj një fjali për spastrimin etnik që po ndodh në Luginë të Preshevës – pyet Lutfiu, bashkëpartiak i nënkryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, në Lëvizjen për progres demokratik (LPD).

Lutfiu thotë se Rama nuk mund ta ndryshojë situatën në Ukrainë, ndërsa “situata e shqiptarëve në Luginë mund të ndryshojë në bazë të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi”.

– Një gjë nuk po e kuptoj, Serbia nuk i do shqiptarë brenda teritorit të saj ndërsa është e interesuar për raporte të mira me Shqipërinë?!- thuhet në Facebook.

Këshilltari i KK të Bujanocit shtoi “se jemi të lënduar nga moskujdesi i mëmëdheut, jemi xheloz kur shohim se si Serbia i trajton serbët në Kosovë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *