Bujanoc, 14 prill 2022. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet të ndërmarrin hapa konkretë sa i përket shqiptarëve në jug të Serbisë, të cilët deri më tani i kanë lënë pas dore, thotë Shqiprim Arifi, kryetari i sapozgjedhur i Preshevës.
Arifi ka thënë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë të diskriminuar duke u mohuar të drejtat e tyre.
– Shqiptarët nuk kanë të drejtë të përdorin simbole kombëtare. Nuk kemi teskte të mjaftueshme, edhe pse është bërë progres në vitet e fundit, por kjo nuk mjafton. Ne nuk jemi të përfshirë në strukturat shtetërore, edhe pse shqiptarët në Preshevë përbëjnë 97% të popullsisë – tha Arifi për Ora News, transmeton Reporteri.
Ai shtoi se në vitet e fundit nuk ka pasur investime nga pushteti aktual dhe se në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik.
Ai theksoi se Prishtina dhe Tirana duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Pas krijimit të shumicës së re, kryetari i Alternativës për ndryshim, Arifi, të hënën është zgjedhur kryetar i komunës së Preshevës, të cilës i ka paraprirë largimi i Ardita Sinanit (PVD) nga ajo pozitë, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar më herët.