fbpx

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS USHTRON ANKESË NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE PËR DY VENDE TË VOTIMIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. prill 2022. Shtabi zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës tha se kanë bërë ankesa në Gjykatën administrative për, siç thonë ata, vendimet skandaloze të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) dhe Komisionit republikan zgjedhor (KRZ), të cilat kanë refuzuar kërkesat e Koalicionit për anulim të zgjedhjeve dhe përsëritja e votimit në dy vendvotime në Bujanoc.

“Pas vendimit skandaloz të KKZ-së në Bujanoc, me të cilin përfaqësuesit e listave zgjedhore serbe me shumicë votash refuzuan kërkesat tona të arsyetuara dhe të bazuara në fakte, dhe vendimit edhe më skandaloz të KRZ-së, i cili vendosi të mos zbatohen ligjet por urdhërat politike, i takon Gjykatës administrative të korrigjojë këto parregullsi drastike”, thonë në Koalicionin e shqiptarëve.

Lista e udhëhequr nga Shaip Kamberi mbeti pa mandat deputeti për mungesë të 300-500 votave që prisnin t’i fitonin në zgjedhjet e përsëritura për zgjedhjet parlamentare në Zarbincë dhe në një vendvotim në Tërnoc, por fillimisht kërkesat e tyre u refuzuan nga KKZ e mandej edhe nga KRZ.

“Gjykata administrative është shkalla e fundit në këtë proces zgjedhor, ndaj vendimet e kësaj gjykate do të duhet të bazohen në ligj dhe presim miratimin e kërkesave të bazuara të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, çdo vendim tjetër do të dëshmonte edhe një herë ndikimin e paskrupullt të politikës në drejtësi dhe kapjen evidente të institucioneve të përmendura.

Bujanovaçke tashmë ka shkruar se koalicioni pretendon se vendvotimi numër 13 në Zarbincë është mbyllur para orës 20, ndërsa korrektësia e kutisë së votimit në vendvotimin numër 6 në Tërnoc nuk është përcaktuar në përputhje me ligjin, gjegjësisht në praninë e votuesit të parë.

Gjykata ka 72 orë për të marrë një vendim ndaj ankesës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.