HYRJA NË MAQEDONINË E VERIUT PA ÇERTIFIKATË COVID

 

Bujanoc, 20. prill 2022. Nga sot në Maqedoninë e Veriut është e mundur të hyni pa certifikatë vaksinimi, pa test PCR negativ dhe pa test antigjen.

Në seancën e mbajtur të hënën, më 19 prill, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive për heqjen e të gjitha masave mbrojtëse për të gjithë shtetasit vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend, transmeton B92.

Komisioni për Sëmundjet Infektive theksoi se numri i të infektuarve dhe të shtruarve aktualisht është i reduktuar dhe se vendi ndodhet në zonën e gjelbër, por nëse situata epidemiologjike përkeqësohet sërish, është e mundur që të kthehen masat e vjetra dhe rekomandimet të hyjnë në fuqi.

Gjithashtu, është hequr edhe certifikata e detyrueshme e vaksinimit për hyrjen në verandat e objekteve hotelierike, ndërsa për pjesët e mbyllura të objekteve të gastronomisë, mbetet në fuqi detyrimi i certifikatës së vaksinimit apo të keni kaluar Covid-19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *