fbpx

KUJDESTARITË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC, GJATË FESTAVE

 

Bujanoc, 20. prill 2022. Gjatë festave të Pashkëve në Shtëpinë e shëndetit të Bujanocit, puna do të organizohet sipas sistemit të kujdestarisë në repartet e praktikës së përgjithshme dhe pediatrisë.

Pacientët në këto dy reparte, të premten dhe të hënën, do të trajtohen nga dy mjekë në turnin e mëngjesit dhe me nga një mjek në turnin e pasdites, ndërsa të shtunën dhe të dielën këto shërbime do të punojnë me nga një mjek në çdo turn.

Në ambulancën e Covid-it gjatë Pashkëve do të punojë nga një mjek në të dyja turnet.

Shërbimi emergjentë i ambulancës do të punojë 24 orë në ditë.

Në fundjavën e ardhshme, Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, si dhe Ambulanca e Kovid-it do të punojnë deri në orën 18:00, ndërsa të Premten e Madhe dhe ditën e dytë të Pashkëve, ky ent do të punojë sipas orarit të zakonshëm të punës, deri në orën 20.

Ditët jo pune janë nga e Premtja e Madhe deri në ditën e dytë të Pashkëve, gjegjësisht nga data 22 deri më 25 Prill.




Leave a Reply

Your email address will not be published.