fbpx

U KONFIRMUA AJO ÇFARË SHKRUANTE BUJANOVAÇKE: PUNËN E SHOFERIT NË KOMUNË E FITON VËLLAU I ARIFIT

 

Bujanoc, 19. prill 2022. Një i afërm i kryetarit Nagip Arifi ka marrë vendin e punës si shofer në Komunën e Bujanocit, ndërsa gruaja e një këshilltari të Partisë Demokratike Arifi (PD) është punësuar si inspektore tatimore, mëson Bujanovaçke nga punëtorët në Administratën Komunale, me ç’rast u vërtetua ajo që kishte shkruar portali ynë se edhe këto konkurse ishin të kurdisura.

Mirëpo, ndaj vendimit të kryeshefit të Administratës komunale, Nasim Rexhepi, për pranimin në mardhënie pune për inspektore tatimore, të bashkëshortes së bashkëpartiakut të Arifit, këshilltarit Rahim Rahimi, , është ankimuar nga një kandidat tjetër për këtë pozitë.

Konkursi për pozitën e shoferit në kohë të pacaktuar ka përfunduar edhe zyrtarisht me pranimin në mardhënie pune të vëllait të Arifit..

Ndërkaq se është ushtruar ankesë, për Bujanovaçke e ka konfirmuar vetë.

– Kam marrë aktvendim për përzgjedhjen e kandidatit për pozitën e inspektorit tatimor, në bazë të raportit të Komisionit për zbatimin e konkursit, pra është pranuar kandidati që ka pasur më shumë pikë. Por, kandidati tjetër ka bërë ankesë dhe do të shohim se çfarë do të vendos organi i shkallës së dytë – thotë Rexhepi.

Komisioni i ankesave do të vendosë për ankesën brenda 15 ditëve, shtoi ai.

Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar se në konkursin për vozitës kanë aplikuar tre kandidatë dhe sipas Rexhepit dy nuk i kanë plotësuar kushtet, kështu që komisioni ua ka refuzuar aplikacionin.

Në muajin janar, një familjar i kryetarit ka marrë një punë të përhershme në Administratën Komunale, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.