BEOGRADI E PRISHTINA PA MARRËVESHJE PËR TARGAT, STIKERAT MBETEN NË FUQI

Bujanoc, 22. prill 2022. Marrëveshja për targat, e paraparë për sot, nuk është arritur, tha i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak.

“U bëj thirrje negociatorëve kryesorë që të takohen sërish në ditët në vijim për të vazhduar bisedimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, shkroi Lajçak në Twitter.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe përfaqësuesi i Serbisë në dialogun teknik, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve në Bruksel se regjimi i stikersave vazhdon derisa në nivele më të larta të gjendet një zgjidhje e përhershme për targat.

Sipas tij, marrëveshja e 30 shtatorit është ende në fuqi dhe këtë e kanë konfirmuar edhe BE-ja dhe i dërguari special Mirosllav Lajçak, dhe se Prishtina për gjashtë muaj nuk ka paraqitur asnjë propozim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *