EFIKASITETI ENERGJETIKË: KOMUNA NDANË NGA 140.000 DINARË PËR NDËRRIMIN E ZDRUKTHTARISË, 210.000 DINARË PËR IZOLIM TERMIK

 

Bujanoc, 22. prill 2022. Janë përcaktuar dy modele për Programin për përmirësimin e efikasitetit energjetik, i cili do të zbatohet në komunën e Bujanocit – i pari parasheh ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, blerjen e kaldajave dhe i dyti instalimin e paneleve diellore dhe inverterëve.

Këshilli komunal ka miratuar rregullore për të dyja modelet, sipas të cilave për qytetarët do të ndahen më shumë se 13 milionë dinarë.

Bujanovaçke më herët ka shkruar se Komuna e Bujanocit për këtë Program ka marrë 9.3 milionë dinarë nga Ministria e minierave dhe energjetikës, ndërsa 4 milionë nga mjetet e veta.

Rregullorja për modelin e parë parasheh që pjesa e stimujve për ndërrimin e dyerve dhe dritareve në shtëpitë dhe banesat familjare të jetë 50 për qind, ndërsa shuma maksimale 140 mijë dinarë për aplikim, ndërsa shuma maksimale individuale për vendosjen e izolimit është 210 mijë dinarë.

Për vendosjen e paneleve solare, siç thuhet në rregullore, shuma e stimujve nuk mund të kalojë 420.000 dinarë.

Të gjitha kushtet për ushtrimin e të drejtës së stimujve mund t’i shihni KËTU.

Kujtojmë se 28 qytetarë kanë aplikuar për zëvendësimin e zdrukthtarisë në shtëpi dhe banesa familjare me subvencione nga buxheti i komunës vitin e kaluar, pas ndryshimit të Rregullores dhe “lehtësimit” të kushteve, ndërsa 19 prej tyre kanë marrë subvencionet e parapara.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *